Një shqiptar është vënë në pranga nga policia franceze, pasi u kap me 2.3 kg kokainë.
Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i shqiptarit erdhi pasi policia kishte kryer përgjime që sinjalizonin lëndën narkotike.
42-vjeçari u arrestua pranë Gerzatit, ku policia zbuloi sasinë e drogës të fshehur në makinën e tij.
Shqiptari është dërguar në paraburgim, në pritje të një vendimi të gjykatës. /abcnews.al