Kapet me rreth 1.1 kg fara kanabisi gati për tu mbjellë, arrestohet 36-vjeçari

schedule09:25 - 26 Mars, 2021

schedule 09:25 - 26 Mars, 2021

Fier- Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sipas policisë, i arrestuari është E. D., 36 vjeç, banues në Fier. Mësohet se ky person në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe 650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Sekuestrohen fara kanabisi dhe lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike, i cili kishte përshtatur lokalin për përdorim droge.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune hetimore dymujore, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe 650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!