Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kapet me një thes me kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

schedule08:57 - 19 Shtator, 2021

schedule 08:57 - 19 Shtator, 2021

Vlorë- Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet për shpërndarje kanabisi.

Në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj A. Z., 27 vjeç shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!