Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet me kokainë, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

schedule10:03 - 18 Korrik, 2024

schedule 10:03 - 18 Korrik, 2024

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti të riut rreth 320 gramë kokainë.

Shërbimet e Policisë e kanë lokalizuar të riun në rrugën “Arben Broci”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!