Një shpërndarës droge është kapur nga policia e Lushnjës gjatë operacionit antidrogë “Ëhite”. Ai është Mario Beqiri, 33 vjeç, i cili përgjohej prej dy muajsh. Gjatë kontrollit fizik ju gjet 1 dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kurse ne në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistolet e markës ECOL Special, një krëhër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3”. /abcnews.al
Kapet me kokainë, arrestohet 33 vjeçari në Lushnje
schedule11:29 - 16 Janar, 2018
schedule 11:29 - 16 Janar, 2018