Një 27 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al