Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 400 euro gjobë, të akuzuarin për armëmbajtje pa leje, Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko.
Mësohet se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe është i detyruar të paguajë gjobën në afat prej 30 ditëve pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Me 400 euro masë administrative u dënua edhe i akuzuari tjetër Valon Alija, i cili nëse nuk e paguan dënimi i kthehet në burgim.
Ndërkohë, sipas aktgjykimit, të pandehurve u janë konfiskuar edhe armët./abcnews.al