Kapet me 700 fishekzjarrë e 300 kapsolla, policia arreston tregtarin në Fier

schedule11:15 - 1 Janar, 2022

schedule 11:15 - 1 Janar, 2022

Fier – Pasditen e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla në Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori” është kapur duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës. /abcnews.al/