Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kapet me 36 kg kokainë në shtëpi, arrestohet i riu shqiptar në Itali

schedule10:05 - 8 Tetor, 2024

schedule 10:05 - 8 Tetor, 2024

Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë pasi u kap me 36 kilogramë kokainë në shtëpi.

Ai u vu re nga oficerët e policisë në rrugë në gjendje jo të mirë, i cili dyshohet se kishte konsumuar ndonjë substancë. I riu filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij.

Në fillim policia gjeti një çantë me rreth 70 mijë euro ndërsa më pas gjetën edhe 36 kilogramë kokainë të fshehura në banesë. Për shkak të gjendjes, i riu shqiptar u dërgua në spital dhe më pas u arrestua./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!