Policia italiane ka vënë në një pranga një shqiptar, i cili po transportonte 32 kg marijuanë.
Mediat italiane bëjnë me dije se 36 vjeçari me origjinë shqiptare ishte i njohur për autoritetet italiane po udhëtonte me furgon në provincën e San Marzano sul Sarno ku është pikatur nga karabinierët.
Ai është ndaluar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjetën 31 pako me marijuanë. Mbi shqiptarin e arrestuar sipas autoriteteve italiane rëndon akuza e shpërndarjes së lëndës narkotike./abcnews.al