Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Mediat italiane raportojnë se ndalimi i tij është bërë nga karabinierët e Vernio në Itali mëngjesin e e kësaj të mërkure. Ndërkohë në lidhje me këtë ndalim hetimi filloi disa javë më parë kur karabinierët lokalë morën informacione për rritjen e marijuanës në shkallë të gjerë.
Gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, ata më pas gjetën një serë artizanale për kultivimin e marijuanës, me rreth 60 bimë që po thaheshin me lartësi dy metra. Vlerësohet se droga do t’i jepte 30 mijë euro fitime.
Ndërkohë në vend u gjetën të gjitha materialet e nevojshme për paketimin, peshimin, ndarjen e dozave, ujitje dhe kujdesin e bimëve./abcnews.al