Kapet duke bërë “drifting” rrugëve të Tiranës, i riu me makinë luksoze kërkon t’ja hedhë me 20 paund, por e pëson keq

schedule12:23 - 22 Nëntor, 2021

schedule 12:23 - 22 Nëntor, 2021

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion të gjerë ndaj shoferëve problematikë në rrugë, të cilët eciun me shpejtësi apo shkaktojnë zhurma të forta nëpër lagje me makinat e tyre me marmita sportive.

Blutë bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur dhjetra gjoba për shkelje të tilla, ndërsa është arrestuar edhe një 20-vjeçar.

Sipas policisë, ky i fundit u kap duke kryer manovra të rrezikshme në rrugët e Tiranës dhe në momentin e ndalimit ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë duke i dhënë një kartmonedhë 2 mijë lekëshe dhe një tjetër me prerje 20 paund.

Nga patrullimet ndaluese me përzgjedhje, nga rrugorët e kryeqytetit janë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara nga mjetet e luksit. Gjatë këtyre kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, i cili është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund“, njofton policia.

I riu është arrestuar menjëherë dhe krahas shkeljes së kryer, tashmë duhet të japë llogari edhe për dhënie rryshfeti.

Më shume se 500 gjoba janë vendosur gjithashtu edhe ndaj shoferëve të kapur duke përdorur aparatin celular teksa drejtionin makinën.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Nisur nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve që manifestojnë sjellje agresive gjatë përdorimit të rrugës dhe shkaktojnë zhurma shqetësuese me mënyrën e përdorimit të mjetit. Paralelisht janë ushtruar kontrolle edhe për shkelje të tjera që janë rrezik për sigurinë rrugore dhe atë publike.

Nga patrullimet ndaluese me përzgjedhje, nga rrugorët e kryeqytetit janë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara nga mjetet e luksit. Gjatë këtyre kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, i cili është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund.

Gjithashtu jane konstatuar dhe:

? Janë arrestuar 10 drejtues automjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

? Janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë;

? Është proceduar penalisht 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

? Janë proceduar administrativisht, për gara shpejtësie dhe mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 32 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese të shkaktuara nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 18 drejtues automjetesh sportive;

? Janë proceduar administrativisht, për errësim të xhamit parapritës, 27 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar administrativisht 546 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

? Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

? Janë proceduar administrativisht 1410 automjete të ndryshme, për qendrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

#Frike??❎Rregull✅

#PerdoreRrugenEMjetinMeKujdes

#NxitimiPakujdesiaShkelja??/? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!