Kapet autori i vjedhjeve të banesave në Orikum

schedule09:57 - 17 Shtator, 2018

schedule 09:57 - 17 Shtator, 2018

Policia ka ndaluar shtetasin, Erjon Baraj, 23 vjeç, banues në Vlorë si autori të vjedhjeve të banesave në Orikum. Ai dyshohet të këtë vjedhur banesat në pronësi të shtetasve E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë autorë i 4 vjedhjeve të tjera:

▪ Në datën 14.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh, Orikum.

▪ Në datën 14.09.2018, vjedhja e shtetasit Y.L, Orikum.

▪ Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.

▪ Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon etj,
• mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj.
• tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!