Kapet 38-vjeçari me kokainë në Vlorë

schedule08:46 - 20 Tetor, 2021

schedule 08:46 - 20 Tetor, 2021

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi është kapur me kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur E. Xh., 38 vjeç. Gjatë kontrollit fizik këtij të fundit i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e  Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjeten dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë,” njofton policia. g.v/abcnews.al