Kapen përsëri refugjatë në Korçë, midis tyre gra dhe fëmijë

schedule14:16 - 10 Gusht, 2018

schedule 14:16 - 10 Gusht, 2018

Në Korçë janë kapur 20 refugjatë me shtetësi siriane, irakiane dhe palestineze. Midis tyre ka femra dhe fëmijë. Refugjatët u kapën në fshatrat Trestenik, Vishoticë dhe Braçaj.

Atyre u janë marrë deklaratat në Drejtorinë e kufirit dhe migracionit dhe u nisën drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë. /abcnews.al