Policia e shtetit ka sekuestruar një armë zjarri si dhe një sasi municionesh luftarake në fshatin Bërxullë në Vorë.
Mësohet se arma dhe municionet luftarake ishin fshehu pranë serave të këtij fshati në afërsi të Rinasit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.05.2021, gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur prane serave te fshatit Berxullë, bashkia Vore një armë zjarri pistolete dhe një sasi municione luftarak të cilat u sekuetruan në cilësinë e proves materiale. Punohet për zqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit në lidhje me këtë ngjarje./abcnews.al/