Finalizohet operacioni i koduar “Fokus 8”. Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së narkotikëve.
Sipas policisë, në pranga ka rënë një 20 vjeçar që transportonte lëndën narkotike dhe një 23 vjeçar që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale. Ndërkohë janë sekuestruar edhe 2.21 kilogramë kanabis, 2 makina dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/