Kapen me drogë, dy të arrestuar në Vlorë

schedule12:24 - 18 Gusht, 2020

schedule 12:24 - 18 Gusht, 2020

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për shtitje të lëndëve narkotike.

Ndalimi i tyre është bërë në fshatin Borsh në Vlorë, ku dy shtatsit janë kapur me 3 kg kanabis sativa.

Më datë 17.08.2020, specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një automjet të dyshuar se mund të shpërndante lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe u bllokua automjetit tip Ford Focus në fshatin Borsh.

Pas kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike me peshë 3 kilogramë, e dyshuar e llojit kanabis sativa

Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin Dh. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Qeparo dhe bashkëpunëtorin tjetër shtetasin V. M., 55 vjeç, banues në fshatin Borsh, si autorë në lidhje me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!