Kapen “mat” nga pronari i shtëpisë, hajduti shqiptar u lëshon kaçavidën kokës

schedule19:06 - 18 Nëntor, 2021

schedule 19:06 - 18 Nëntor, 2021

Dy shqiptarë janë arrestuar për grabitjen e një vile në Itali. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Putignano, në zonën e Barit.

Shqiptarët ishin duke plaçkitur shtëpinë në momentin që pronarët, dy vëllezër janë kthyer në shtëpi dhe i kanë befasuar hajdutët duke i kapur “mat”.

Në atë moment njëri prej të dyve, një 40-vjeçar reagoi duke sulmuar njërin nga pronarët, ndërsa hajduti tjetër shqiptar u largua me shpejtësi.

Në shtëpinë e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan kaçavida, çelësa makine, radio dhe mjete të tjera që përdoreshin për të kryer grabitjet./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!