Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 6 persona të cilët po transportonin klandestinë të paligjshëm.
Informacionet bëjnë me dije se të ndaluarit po transportonin 26 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, katër prej të cilëve, gjatë ndjekjes, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë.
Maliq/Pogradec
Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Qafë Plloça”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Transportonin 26 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, katër prej të cilëve, gjatë ndjekjes, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë.
Nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policia Kufitare dhe Komisariati i Policisë Pogradec, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Qafë Plloça”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
N.B., 40 vjeç dhe R. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” në Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fugon tip “Volksëagen” dhe automjetin tip “Golf” 18 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.
Po gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan edhe P. M., 27 vjeç e E. P., 23 vjeç, banues në Durrës, M. C., 35 vjeç, banues në Pukë dhe M. Sh., 25 vjeçe, banuese në Linzë, Tiranë, të cilët po transportonin me dy mjete tip “Volksëagen Golf” dhe një mjet tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 8 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.
Shërbimet e Policisë iu kanë bërë me shenjë drejtuesve të mjeteve të ndalojnë, por ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë vijuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe në hyrje të qytetit të Pogradecit janë ndaluar. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se shtetasja M. Sh. drejtonte njërin prej mjeteve tip “Volksëagen Golf” pa leje drejtimi.
Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke iu premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 300-350 euro secilit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 mjete dhe 6 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të kryera në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./abcnews.al