EMRAT/ Kapen duke transportuar mbi 8 kg kanabis, arrestohen dy vëllezër në Kurbin

schedule09:24 - 21 Tetor, 2024

schedule 09:24 - 21 Tetor, 2024

Dy vëllezër nga Kurbini, 26 dhe 36 vjeç, janë kapur në flagrancë duke transportuar rreth 8.2 kg kanabis.

Gëzim dhe Simon Vuka, 26 dhe 36 vjeç, ata u kapën në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin drogën me qëllim shitjen.

Policia sekuestroi lëndën narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe dy celularë./abcnews.al