Katër persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke transportuar drogë në Tiranë.
Këta persona, 27, 28 dhe dy 35 vjeç, u ndaluan teksa udhëtonin me një automjet tip “Benz”, në të cilin u gjetën në bagazh 2 thasë të mbushur me kanabis me peshë totale 11 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin dhe 5 celularë./abcnews.al

