Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapen autorët, lidhjet mafioze mes vrasësit të kapos së tifozëve të Lazios dhe shqiptarit në plazh

schedule19:07 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 19:07 - 17 Dhjetor, 2021

Autoritetet italiane pas më shumë se dy vitesh kanë arrestuar autorin e vrasjes së kapos së tifozëve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur edhe si “Diaboliku” i cili u ekzekutua në 7 gusht 2019 në një pritë në Romë. Autori i vrasjes është Raul Esteban Calderon.

Mediat italiane shkruajnë se autori i krimit është i njëjti njeri që bashkëpunoi për vrasjen e Selavdit Shehajt në 20 shtator 2020 në plazhin e bregdetit romak. Për vrasjen e shqiptarit është arrestuar Enrico Bennato.

Misteri se cfarë i lidh këto dy ngjarje ende nuk është zbuluar. Paraprakisht autoritetet italiane theksojnë se dy krimet i bashkojnë jo vetëm atentatorët, por edhe konteksti.



Vrasja e shqiptarit ndodhi në të njëjtën mënyrë si e kapos së tifozëve të Lacios. Dy persona me motor me maska arritën në plazh dhe qëlluan nga një distancë e shkurtër shqiptarin.

Në këtë rast vendimtare kanë qenë dëshmitë e mbledhura nga karabinierët dhe këqyrja e videove para dhe pas krimit.

Lidhjet e “Diabolikut” me botën e krimit shqiptar dhe pazaret e drogës në kryeqytet janë dokumentuar nga hetimet./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!