Kapen 6 celularë, tentuan t’i fusin në burgun e Fierit

schedule13:04 - 10 Mars, 2018

schedule 13:04 - 10 Mars, 2018

Gjashtë telefona celularë janë sekuestruar nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Fier. Ato ishin dërguar përmes pakove postare tek dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur.

Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të burgut. Sendet e ndaluara do ti dergoheshin te denuarit Gentian Sopoti dhe te paraburgosurit Alket Velaj. Burgu i Fierit ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!