Kapen 5.2 ton kokainë, ishin fshehur në një anije me vela

schedule15:20 - 19 Tetor, 2021

schedule 15:20 - 19 Tetor, 2021

Autoritetet portugeze kanë kapur një ngarkesë 5.2 ton kokainë nga një anije me vela me regjistrim spanjoll.

Lidhur me këtë janë arrestuar dy persona, një spanjoll dhe një peruan.

Shefi i policisë gjyqësore Luis Neves, duke treguar 183 pako të drogës në një bazë detare jashtë Lisbonës, tha se ishte “transporti më i madh i lëndëve narkotike në Portugali në 15 vjet”.

“Kjo është një goditje e rëndë për ata që duan të përmbytin Evropën me kokainë,” u tha ai gazetarëve.

Hetuesit hipën në anije si pjesë e një operacioni të quajtur “Baticë e Bardhë”, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe me mbështetjen e SHBA dhe Britanisë.
Tre burrat e arrestuar të Shtunën dyshohen se i përkisnin një rrjeti të fuqishëm kriminal që kontrabandonin sasi të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.
Njëri është një trafikant i njohur tashmë për autoritetet dhe i nënshtrohet një urdhër arresti që nga marsi.

Droga nëse do të shitej do të kapte një shumë monetare prej mbi 230 milionë eurosh. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!