Kapen 12 sirianë në Gjirokastër, policia në ndjekje të trafikantit që i braktisi

schedule09:39 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:39 - 14 Shtator, 2020

Drejtoria e kufirit Gjirokastër ka kapur 12 sirianë të moshës 20 deri në 40 vjeç. Mësohet se ata kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufi, ndërsa janë braktisur nga trafikanti që ka qenë në ndjekje dhe është identifikuar nga policia.

Sirianët transportoheshin me një mjet “Mitsubishi” me targa AA 539 SP. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të autorit.

Shtetasit janë kapur në vendin e quajtur Çatistër. Burimet pohojnë se ka patur më shumë klandestinë, por një pjesë e tyre janë larguar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!