Kapelja e Indiana Jones shitet për gjysmë milioni paund

schedule20:12 - 19 Gusht, 2024

schedule 20:12 - 19 Gusht, 2024

Një kapele ngjyrë kafe e krijuar posaçërisht për filmin “Indiana Jones and the Temple of Haunting” u shit për 630,000 dollarë (487,000 £) në Los Anxhelos të enjten, raporton BBC.

Shtëpia e ankandeve njoftoi se kapelja është përdorur edhe gjatë fotografimit në ambientet e efekteve vizuale të producentit George Lucas.

Kapelja e veshur nga aktori Harrison Ford në pjesën e dytë të filmit nga seriali për aventurierin Indiana Jones u shit në një ankand në Los Anxhelos për gati gjysmë milioni paund.

Artikuj të tjerë nga filmat e famshëm u shitën gjithashtu në të njëjtin ankand, duke përfshirë rekuizita nga Star Wars, Harry Potter dhe James Bond./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!