“Kapacitete të plota deri në shfaqjen e një epidemie masive”, Mekja e ISHP: Tamponët bëhen te personat që shfaqin shenja

schedule13:20 - 17 Mars, 2020

schedule 13:20 - 17 Mars, 2020

Mekja e ISHP Eugena Tomini në një lidhje direkte për ABC News ka dhënë detajet më të fundit në lidhje me situatën në të cilën ndodhen pacientët e shtruar në infektiv me COVID 19.

Tomini në fjalën e saj për abcneës.al ka theksuar se tre rastet që janë në reanimacion dhe kërkojnë terapi intensive, janë në një monitorim të pltë nga stafi shëndetsor.

Gjithashtu ajo ka theksuar ndër të tjera  se në 24 orët e fundit nga 42 persona të dyshuar të testuar vetëm katër kanë rezultuar pozitive.

Intervista e plotë:

Juli Xhakoxhi: Nga Fieri kemi pasur sërish njoftim që familjarë të personave që janë të prekur me COVID19 nuk janë ndjerë mirë. Si po veprohet me personat e prekur në Fier?

Eugena Tomini: Është vlerësuar situata për çdo person të afër dhe që kanë qenë në kontakt dhe kanë kaluar në raste pozitive po kontrollohen nga njësitë vendore dhe nga 127, e nga mjeku i familjes është duke monitoruar të gjithë rastet që janë në vetëizolim. Rastet e fierit janë duke u vlerësuar nga specialistet e sëmundjeve infektive situata e dy famijarëve për të dhënë më pas një informacion më të detajuar.

Juli Xhakoxhi: Ajo që është bërë problem është prekja e mjekëve, infermierëve sanitarëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili do të shndërrohet në një spital COVID 19. Kemi një numër jo të vogël të vetëizoluarish deri më tani ka shkuar në 8 numri i personave të konfirmuar. Si është situata e tyre, dhe nëse do të fillohet me këto ritme të infektimit të personelit mjeksor si do të procedohet? Cili është plani juaj B?

Eugena Tomini: Siç e përmendët dhe ju “Shefqet Ndroqi” do të kalojë në COVID 2 spitali i dytë, që do të kete në ndjekje të gjithë rastet pozitive me COVID 19. Deri më tani fatmirësisht personeli i prekur ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore dhe pritet që ato do të zëvendësohen me personel shëndetsor shtesë dhe sigurisht Ministria e shëndetsisë ka bërë thirrje për bashkim të stafit mjeksor që deri më tani i janë përgjigjur rreth 2200 personel shëndetsore në gadishmëri për të zëvendësuar personelin në vijim në vijim të pozitivitetit dhe gjendjen e tyre. Personel mjeksor është infektuar në të gjithë vendet e botës, ndërkohë është pjesë e kontrollit shëndetsor. Thirrja vijon që të vijohet sa më shumë me masat për kontrollin e personelit dhe për këtë kërkohet dhe bashkëpunimi me qytetarët.

Juli Xhakoxhi: Sa i takon personelit të tjera mjeksore në Berat, Durrës, apo Fier, çfarë masash janë marrë pasi ka dhe pacientë të tjerë me probleme?

Eugena Tomini: Patjetër që institucionët janë në shërbim të të gjithëve për pacientët me probleme të tjera shëndetsore dhe në vijim të vizitave rutinë. Mjekët e familjes do të kryejnë një triazhim kundrejt të gjithë pacientëve kronik që kanë nevojë qoftë dhe një asistencë telefonike apo triazhimit për të sëmurit e tjerë me probleme do të bëhet triazhimi përmes 127 në dy spitalet përkatëse në Spitalin Infektiv dhe atë të Shefqet Ndroqit. Për të gjithë të sëmurët kronik do të funksionojë skema e minimimalizimit onlinë përmes mjekut të familjes, për të bërë të mundur rrezikun për përhapjen e virusit.

Juli Xhakoxhi: Nga dita në ditë shikojmë një numër të uljes së testeve apo tamponevë

Eugena Tomini: Nuk është në ulje, por në gjetjen të rasteve që në të vërtetë kanë shenja. Mjekët infektolog pas marrjes së të dhënave bazë atëherë vendosin dhe kryerjen e tamponëve.

Juli Xhakoxhi: Cili është kapaciteti jonë për kryerjen e testeve? Sa tamponë kemi dhe sa kemi porositur?

Eugena Tomini: Kapacitetet janë të plota, qoftë në kapacitete humane apo teste diagnostike, kapacitetet janë të plota deri në shfaqjen e një epidemie masive në Shqipëri. Ku përveç transmetimit komunitar kemi parasysh përhapjen e virusit në të gjithë zonat e vendit dhe kapacitetet janë deri në 2000 raste për testime për rutinë nga laboratori i virologjisë.

Eugena Tomini: Ndërkhë drejtori i OBSH ka dhënë një tjetër zgjidhje, atë të testimit të të gjithë popullatës për të parë kush është apo jo i prekur. Sa mundësi kemi ne në lidhje me këtë testim, nëse vendet e tjera e bëjnë një gjë të tillë?

Eugena Tomini: Rekomandimi më i fundit i OBSH thekson fuqishëm që testimi të jetë në masë dhe të mos anashkalohet asnjë rast i dyshuar për koronavirus. Të njëjtën praktikë jemi duke ndjekur dhe ne pasi asnjë rast i dyshuar në asnjë cep të Shqipërisë nuk është anashkaluar.

Juli Xhakoxhi: Do të bëhet tamponi vetëm për ato që shfaqin simptoma?

Eugena Tomini: Sigurisht se dhe efiktiviteti i testimit nga ana e laboratorike është efikas kur kemi shfaqje të simptomave dhe kur kemi kontakte me personat e sëmurë.

Juli Xhakoxhi: Fakti që kemi këtë numër të testeve të bra që është i ulët me ditët e para, çfarë do të thotë një gjë e tillë? Pse nuk po jepet më shifra e telefonatave?

Eugena Tomini: Nuk jemi vetëm në situatën e COVID 19 por edhe të infeksioneve të tjera virale stinore. Nuk duhet të baraspeshohet se çdo rast me temperature ka lidhje me koronavirusin. Ndërkohë sa i përket triazhimit telefonik është mjeku i familjes tashmë një tjetër hallkë që merret me këtë pjesë.

Juli Xhakoxhi: A do të duhet që personat që kanë ardhur nga Italia ku vetën në Fier ishin mbi 460 apo nga vende ku ka qenë vatra a është e rëndësishme që të testohen apo do të mjaftohemi vetëm me vetëizolim? Po me personat e kontaktit përveç familjarëve por kontaketet e tjera kur një rast ka qenë se ka pas dyqan dhe kontaktet kanë qenë të shumta si veprohet me këta persona?

Eugena Tomini: Në rrethin e Fierit kemi rreth 400 të ardhur të gjithë personat që nuk kanë shenja nuk është e nevojshme që të testohen pavarsisht se kanë ardhur nga vendet endemike. Vetëkarantimi është një siguri. Në lidhje me testimin e personave që kanë pas kontakt me të infektuarit, kemi të bëjmë më shumë me personat e rrethit të ngushtë familjar që do të testohen, ndërsa për personat e tjerë që kanë pasur një kontakt të shkurtër jo më shumë se 20 minuta nuk mund të cilësohen si kontakte të ngushta. Në momentin që nuk kemi një qëndrim të gjatë nuk është e nevojshme pasi virusi është kudo që jemi.

Juli Xhakoxhi: Pjesa më e rrezikshme a nuk janë njerëzit pa simptoma?

Eugena Tomini: Pjesa më e rëndësishme që duhet të hetohen janë grupmosha e fashës së tretë dhe personat që kanë sëmundje të semrës apo probleme të tjera diabetike janë grupet që duhen vlerësuar dhe ndjekur në vijimësi.

Juli Xhakoxhi: Meqë rasti i parë ishin babë e birë nga Tirana, cila është gjendja e tyre pas më shumë se një javë dhe sa mund të zgjasë për një person të prekur?

Eugena Tomini: Të gjithë rastet që janë në Infektiv janë të stabilizuar, por pasi dalin nga spitali duhet të kalojë një periudhë 14 ditore për të bërë një analizë përfundimtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!