Kaosi nga opozita/ BE: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore për anëtarësimin. Duhet dialog konstruktiv në interes të shqiptarëve

schedule10:12 - 22 Nëntor, 2023

schedule 10:12 - 22 Nëntor, 2023

Pas ambasadës amerikane dhe britanike, një reagim për kaosin në Kuvend ka ardhur edhe nga zyra e BE-së në Tiranë. BE thekson se parlamenti funksional është një shtyllë qendrore në procesin për anëtarësimin e vendit në union ndërsa bën thirrje për dialog konstruktiv në interes të qytetarëve

“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.“, thuhet në reagim.

Kujtojmë që të hënën buxheti për 2024 u votua nën tym dhe kaos në Kuvend. Disa deputetë opozitarë ndezën flakadanë ndërsa njëri prej tyre shkaktoi edhe flakë në një tavolinë./abcnews.al