TIRANË- Aleati i Sali Berishës, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule në një konferencë për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit u pyet për kaosin e shkaktuar dje në Parlament nga grupimi i “Foltores”.
Ai tha se opozita ka dështuar në përmbushjen e misionit që i është ngarkuar nga shoqëria dhe mbështetësit e saj. Sipas tij, opozita ka toleruar qeverinë në shumë aspekte dhe kjo për të është e papranueshme.
“Opozita ka dështuar këto dy vjeçarët e fundit që t’i përgjigjet misionit që i ka ngarkuar një pjesë e shoqërisë së Shqipërisë. Se sa është ajo pjesë unë e kontestoj. Në kushtet ku jemi, është toleruar qeveria dhe kryeministri në aspekte jetësore të funksionimit të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. ”, tha ai.