Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve demokratë

schedule10:27 - 14 Shkurt, 2023

schedule 10:27 - 14 Shkurt, 2023

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për disa ditë nga Kuvendi të disa deputetëve demokratë pas tensioneve që ndodhën gjatë seancës së djeshme. Gazetarja e Abc Neës, Esiona Konomi raporton se bëhet fjalë për katër deputetët Flamur Noka, Sali Berisha, Belind Këlliçi si edhe Edi Paloka.

Kjo kërkesë vjen pas gjuhës së përdorur në Kuvend, bllokimit të foltores dhe tensioneve të shkaktuara. Vendimi pritet të merret sot në orën 15:00 në mbledhjen e Sekretaritit për Procedurën dhe Etikën. Noka u përjashtua nga seanca dje pas disa paralajmërimeve se po shkaktonte zhurmë duke i fryrë bilbilit.

Ai u bë protagonist në disa raste gjatë seancës dhe tentoi t’u pamundësonte fjalën deputetëve të PS-së, mes të cilëve dhe Taulant Ballës. Ky u fundit kërkoi mbylljen e seancës plenare pas rreth dy orësh diskutimesh dhe përplasjesh mes dy grupeve politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!