Kaosi në Kuvend/ PS kërkon masë disiplinore për dy deputetë të PD

schedule11:23 - 18 Tetor, 2024

schedule 11:23 - 18 Tetor, 2024

TIRANË- Partia Socialiste vendos t’i kërkojë Komisionit të Etikës të marrë masë disiplinore për dy deputetët të PD.

Kjo kërkesë është për Elda Hoti dhe Petrit Doda, të cilët krijuan kaos, zhurmë dhe penguan gjatë gjithë kohës zhvillimin normal të seancës së të enjtes.

Gjatë seancës, Hoti u pa teksa spërkaste nga disa kuti të vogla sallën e Parlamentit dhe pengoi seancën dhe madje kishte dyshime se kutia ishte e mbushur me benzinë.

Kurse, deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Petrit Doda u kap nga kamerat teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores dhe pengonte zhvillimin normal të punimeve./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!