Në Kakavijë situata vijon të jetë shqetësuese. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako në një komunikim për mediet bëri me dije se po punohet për normalizim të situatës.
Po ashtu ai theksoi se qytetarët duhet të tregohen të kuptueshëm dhe nëse kjo procedurë nuk ndryshon, atëherë nuk duhet të qëndrojnë në radhë, por duhet të kthehen.
“Me të gjitha strukturat ne jemi në krye të detyrës, qytetarët duhet të na mirëkuptojnë se nëse nuk ndryshon kjo procedurë e kanë të kotë të qëndrojnë në radhë, por do të duhet të kthehen”, u shpreh ai.
/abcnews.al/