Kaosi në Haiti, SHBA nis evakuimin e menjëhershëm qytetarëve të saj

schedule09:18 - 21 Mars, 2024

schedule 09:18 - 21 Mars, 2024

Negociatat për krijimin e një qeverie të përkohshme në Haiti po përparojnë, tha të mërkurën një zyrtar, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të shtetasve të saj nga vendi.

Trazirat vazhduan pranë kryeqytetit Port-au-Prince, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri pasdite, raportoi një korrespondent i AFP. Sipas informacioneve, të paktën 15 persona u vranë në sulmet në periferi të Petion-Ville, ku ndodhen ambasadat e huaja dhe hotelet e shtrenjta.

Autoritetet thanë se shtetrrethimi gjatë natës, i cili është shumë i vështirë për t’u zbatuar në praktikë  është zgjatur deri të shtunën.

Vendi i Karaibeve nuk ka pasur parlament dhe asnjë president, që nga vrasja e Jovenel Moise në korrik 2021. Haiti ka mbajtur zgjedhje që nga viti 2016. Kryeministri Ariel Henry, të cilin Presidenti Moise e kishte emëruar pak para vrasjes së tij, supozohej të largohej në fillim të shkurtit, por vendosi të qëndrojë.

Ai nuk ishte në gjendje të kthehej në vendin e tij pas një udhëtimi në Kenia dhe më në fund ra dakord të jepte dorëheqjen më 11 mars.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!