Kaos udhëtimesh në Gjermani, anulohen mijëra fluturime

schedule08:43 - 1 Shkurt, 2024

schedule 08:43 - 1 Shkurt, 2024

Rreth 25,000 punonjës të sigurisë në 11 aeroportet kryesore kanë hyrë në grevë që nga orët e para të mëngjesit, duke vënë në rrezik anulimin e mijëra fluturimeve sot.

Sindikata Ver.di ka paralajmëruar për një grevë 24-orëshe, duke kërkuar rritje prej 2,80 euro/orë dhe më shumë bonuse jashtë orarit. Sipas punëdhënësve, përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte kosto shtesë prej 250 milionë eurosh vetëm për vitin aktual.

Demonstratat e sotme kanë të bëjnë me aeroportet e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Shtutgartit, Bremenit, Hanoverit, Këlnit, Dyseldorfit, Lajpcigut, Erfurtit dhe Dresdenit, ndërsa nga aeroportet kryesore funksionon vetëm Mynihu. Kontrolli i punëtorëve, pasagjerëve, mallrave dhe bagazheve varion nga shumë i kufizuar deri në asnjë, në varësi të pjesëmarrjes së punëtorëve në grevë.

Për shembull, të gjitha fluturimet nga aeroportet e Berlinit, Hamburgut dhe Shtutgartit tashmë janë anuluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!