Kaos nga tërmeti në Kroaci, kryebashkiaku: Një fëmijë vdiq, u shkatërrua gjysma e qytetit! LIVE

schedule13:51 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 13:51 - 29 Dhjetor, 2020

Në Petrinja, qyteti që u godit nga tërmeti në Kroaci mbizotëron kaosi, ulërimat, britmat dhe thirrjet e njerëzve për ndihmë pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë.

Kryetari i bashkisë së Petrinjas Darinko Dumbović konfirmoi se deri tani një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. A u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin rekomandimet. “Gjysma e qytetit është shkatërruar” tha ai.

Ushtria ka zbritur në rrugët e qytetit për t’u ardhur në ndihmë dhe shpëtuar njerëzit që janë nën rrënoja. “Kujdes, mos u afro çatisë, nxito”./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!