Rreth 100 automjete kanë mbetur të bllokuara Rrugën e Arbrit, në pjesën e Qafës së Murrizit. Reshjet e borës të rëna gjatë ditës së sotme kanë bërë që trashësia të shkojë në rreth 15 cm, në pikën më të lartë në afërsi të antenave ku lartësia nga niveli i detit shkon në 1260 metra.
Reshjet e borës kanë zënë të pa përgatitur drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana, të cilët nuk janë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë. Megjithëse ka kaluar borëpastruesja është dashur një shtresë e lehtë bore për t’u bllokuar rruga.
“ABC” sjell pamjet nga Qafa e Murrizit ku janë bllokuar makinat dhe disa prej tyre kanë dalë nga rruga. Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako u shpreh se borëpastruese po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi shprehet se me qindra qytetarë janë bllokuar në aksin nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).
Pak ditë më parë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi se në momentin që do të ketë reshje dëbore “do të detyrohemi që të mbyllim pjesën e “bypass”-it, pasi është një rrugë provizore e ndërtuar deri në momentin që do të mbarojë tuneli i Murrizit”./ Abcnews.al