El Clasico është kthyer në një telenovelë. E programuar të luhej më 26 tetor, përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit u shty për shkak të protestave që përfshinë Katalonjën. Mes La Liga dhe Federatës pati replika të shumta mbi datën se kur do të zhvillohej El Clasico dhe në fund u vendos të luhej më 18 dhjetor.
Gjithsesi ende nuk është e sigurt që kjo sfidë e shumëpritur në Spanjë dhe në mbarë botën do të zhvillohet në datën e përcaktuara. Nga Spanja lajmi i fundit është se rrezikohet që El Clasico të zhvillohet të mërkurën e ardhmes.
Mossos, forcat e rendit në Katalonjë, mendojnë se është shumë e vështirë që kjo ndeshje të luhet, pasi e shohin të pamundur të sigurojnë rendin. Akoma nuk është përfundimtare diçka e tillë. Mbetet të shihet nëse do të gjendet një zgjidhje, apo Barcelona-Real do të shtyhet sërish. /abcnews. al
? NOTICIA #JUGONES| Los Mossos creen que es “muy difícil” que se juegue el CLÁSICO.
❌ Ven casi imposible garantizar la seguridad. pic.twitter.com/7JO9wZTxjH
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) December 10, 2019