Kaosi ka përfshirë aeroportet e Moskës për momentin, pasi u mbyllën pas sulmeve me dronë në kryeqytetin rus.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një dron ukrainas u rrëzua mbi Moskë në orën 6:50 të mëngjesit. Shpërthimet mbuluan me tym qytetin ndërsa mbrojtja ajrore e Kremlinit rrëzoi një dron
Nuk raportohet për viktima, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes.
Droni u zbulua nga mbrojtja ajrore në rajonin e Moskës dhe u neutralizua përpara se të rrëzohej pranë fshatit Pokrovskoe, rajoni Odintsovo, në jugperëndim të kryeqytetit rus, sipas të njejtit burim.
Siç raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, pas këtyre incidenteve aeroportet ndërkombëtare Vnukovo dhe Domodedovo të Moskës vendosën përkohësisht kufizime në mbërritjet dhe nisjet e fluturimeve.
Sulmet me dronë brenda Rusisë kanë qenë të shumtë prej disa javësh, kryesisht pa viktima apo dëme, kryesisht duke synuar Moskën.
/abcnews.al