Kaos në rrugët e Beratit, mjetet bllokohen në trafik

schedule17:26 - 30 Dhjetor, 2018

schedule 17:26 - 30 Dhjetor, 2018

Në ditët e fundit të vitit qyteti i Beratit po përballet me një kaos automjetesh. Fluksi është shtuar edhe nga ardhja e emigrantëve. Drejtuesit e mjeteve thonë se mbeten të bllokuar në trafik dhe sipas tyre policia nuk ndihmon në lehtësimin e qarkullimit rrugor. 

Të përshkosh rrugën kryesore të qytetit të Beratit në këto ditë të fund vitit, është një sfidë më vete. Mjetet bllokohen në trafik për orë të tëra. Ardhja e emigrantëve ka vështirësuar qarkullimin në orët e paradites dhe në orët e drekës.

Zona më problematike është tek vendi i quajtur “Kthesa e gjykatës”. Pakënaqësinë për kaosin e shprehin edhe drejtuesit e mjeteve.

“Edhe semaforët mungojnë, edhe shtimi i makinave, edhe policia nuk është në lartësinë e duhur. Edhe populli gabon, flet  vend e pavend”.

Disa prej tyre mirëkuptojnë situatën.

“Duke patur parasysh fluksin që vjen nga jashtë nuk ka pse shqetësohet njeri”.

Mungesa e një unaze në Berat bën që të gjitha mjetet që hyjne dhe dalin nga qyteti të përdorin një rrugë të vetme duke bllokuar herë pas here lëvizjen e udhëtarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!