Kaos në një gjykatë në SHBA/ Vëllai sulmon vrasësin e motrës së tij

schedule11:02 - 16 Prill, 2024

schedule 11:02 - 16 Prill, 2024

Skena kaosi u regjistruan në një gjykatë në Mainë, SHBA, kur vëllai sulmoi vrarësin e motrës së tij pak pasi gjykatësi shpalli vendimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar në Gjykatën e qytetit Skoëhegan ndërsa gjyqtari po bisedonte privatisht me avokatët dhe prokurorët mbrojtës të 20-vjeçarit Jason Servell.

Servell, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e Alice Abbott në korrik 2022 dhe u dënua me 45 vjet burg, po qëndronte në sallën e gjyqit i prangosur dhe i veshur me uniformën e të burgosurit duke pritur që të kthehej në qeli, kur papritur vëllai i viktimës hyri dhe nxitoi ta godiste.

Motra e tij u godit 100 herë me thikë nga ish i dashuri i saj.

“Ai meriton të vdesë”, dëgjohet një grua duke bërtitur në video, ndërsa sulmuesi qëndron në këmbë, duke parë situatën.

Përfundimisht, një nga rojet arriti të neutralizonte vëllain e Alice Abbott.

Servell rrëfeu janarin e kaluar se më 16 korrik 2022, ai vrau 20-vjeçaren Alice Abbott, me të cilën kishte një lidhje të shkurtër përpara se ajo të vendoste të ndahej.

Vajza u gjet e pajetë me plagë të shumta me thikë në trupin e saj në orën 5.39 të mëngjesit në shtëpinë e prindërve të saj.

Ajo u godit 100 herë me thikë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!