Kaos në Majorka/ Vendasit duan qetësi, largojnë turistët nga plazhet

schedule14:11 - 18 Qershor, 2024

schedule 14:11 - 18 Qershor, 2024

Skena të pabesueshme janë raportuar në Majorka, Spanjë, pasi vendasit kanë dëbuar turistët nga plazhet në një përpjekje për të ‘shijuar’ vendin e tyre.

Në një video shihet një grua e ulur, ndërsa një vendas u bërtiste turistëve që të largohen.

Një tjetër banor, me flokë të gjata dhe tatuazhe, shihet duke u shpjeguar pushuesve të pakënaqur se “turistët kanë pushtuar plazhin”, përpara se t’ua bëjë me shenjë që të largohen.

Protestuesit brohoritën dhe u tallën ndërsa vizitorët largoheshin nga plazhi. Protestuesit e tjerë u panë duke mbajtur pankarta me shkrimin “Kujdes, ne jemi të zemëruar”.

Më shumë se 200 aktivistë zbritën në Caló des Moro,  një vend i preferuar i influencuesve dhe turistëve për të larguar turistët.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!