Kaos në Lampeduza, mbi 1.200 emigrantë mbërrijnë  brenda 24 orësh

schedule12:59 - 15 Nëntor, 2023

schedule 12:59 - 15 Nëntor, 2023

Është rikthyer sërish kaosi në Lampeduza, ku brenda më pak se 24 orësh me shumë se 1200 emigrantë kanë mbërritur në vendin fqinj. Gati 400 persona mbërritën vetëm gjatë natës. 6 varka me nga 35 deri në 136 persona në bord, u shpëtuan nga anijet e Guardia di Finanza dhe strukturës suedeze Frontex. 19 zbarkime u regjistruan një ditë më parë në ishull me më shumë se 900 vetë.

Mes tyre ka bengalezë, egjiptjanë, pakistanezë e sirianë. Forcat vendase të rendit kanë nisur identifikimin e tyre, ndërsa më pas do të vijojë shoqërimi i personave që do të duhet të transferohen.

Në bazë të bazë të marrëveshjes së autoriteteve lokale me Ministrinë e Brendshme, 230 emigrantë do të largohen nga ishulli me tragetin e planifikuar për në Porto Empedocle.

Prurjet e vazhdueshme me emigrant i kanë vendosur prej kohësh përballë një sprove të vështirë zyrtarët italianë, me qendrat e pritjes në këtë ishull të mbushura përtej kapacitetit të tyre.

Mënyra sesa Europa është duke u marrë me numrin e madh të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, është spostuar ngadalë prej javësh në krye të axhendës politike europiane.

Situatën e Italisë e vështirësoi edhe më shumë deklarata e Francës shtatorin e këtij viti, kur ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, u shpreh se vend ii tij nuk do të mirëpresë asnjë emigrant që shkon atje nga Lampeduza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!