Më shumë se 500 njerëz janë evakuuar nga një fshat në Kinën jugperëndimore, ndërsa punonjësit e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë 47 persona, të cilët kanë mbetur të bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
A total of 47 people were buried in a landslide that struck China's Yunnan on Monday. More than 200 rescuers together with 33 firefighting vehicles and 10 loading machines were mobilized to search for the missing. #landslide pic.twitter.com/yTf6yoK3a2
— China Xinhua News (@XHNews) January 22, 2024
Kina ka dërguar në vendngjarje rreth 1,000 punonjës të ekipeve të shpëtimit së bashku me gati 200 automjete.
Rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Yunnan, një rajon i largët dhe i varfër i Kinës, ku vargmalet e pjerrëta malore shtrihen përballë rrafshnaltës së Himalajeve. Fatkeqësia e së hënës ndodhi në një zonë rurale të rrethuar nga majat e larta të mbuluara me borë.
/abcnews.al