Kaos në Kenia/ Protestuesit i vënë flakën parlamentit, 50 të plagosur

schedule15:19 - 25 Qershor, 2024

schedule 15:19 - 25 Qershor, 2024

Në Kenia kanë shpërthyer protestat, ndërsa demonstruesit i kanë vënë flakën parlamentit pas miratimit të një projektligji të diskutueshëm të taksave.

Mijëra njerëz demonstruan të martën teksa kërkuan që politikanët të votojnë kundër projektligjit të diskutueshëm të buxhetit.  Të paktën 50 persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat me armë gjatë protestave.

Gjithçka nisi sot kur mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin për të protestuar kundër rritjes së planifikuar të taksave. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në kryeqytetin Nairobi dhe qytete të tjera anembanë vendit.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e presidentit William Ruto.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!