Qindra mbështetës të klerikut Muqtada al-Sadr kanë mundur të hyjnë për herë të dytë brenda javës në ambientet e brendshme të parlamentit duke kundërshtuar propozimin për votimin e një qeverie që sipas tyre mbështetet nga Irani.
Forcat e sigurisë në Irak përdorën gaz lotsjellës me qëllim që të shpërndanin protestuesit, por ky veprim është shndërruar në një arenë përplasjesh. Sipas mediave të huaja, në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve janë lënduar disa persona.
المتظاهرون داخل مبنى البرلمان في #الخضراء_الان: وينه المالكي وينه للخضراء طبينا pic.twitter.com/6I9IsPjP7h
— Observer Iraq عــــراق أوبزيرڤــــر (@ObserverIraq1) July 30, 2022
Situata e krijuar ka detyruar parlamentin të shtyjë votimin për formimin e qeverisë së re. Nga ana tjetër nuk kanë munguar as thirrjet për të shmangur dhunën. Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi përmes një deklarate për mediat shprehet se ka urdhëruar forcat e sigurisë që të mbrojnë protestuesit dhe ka kërkuar nga ata që të zhvillojnë protesta paqësore.
Protesters inside the main hall of Parliament building in the Green Zone in #Baghdad.#Iraq pic.twitter.com/ax57RUTkK0
— خالد اسكيف (@khalediskef) July 30, 2022
Tubimet vijnë pas përplasjes së të të mërkurën, kur qindra mbështetës të al-Sadr sulmuan ndërtesën e Parlamentit pasi aleanca Korniza e Koordinimit nominoi Mohammed al-Sudani për postin e kryeministrit.
/abcnews.al