Kaos në Francë/ Pas fermerëve edhe mësuesit në grevë, kërkojnë rritje të pagave

schedule10:52 - 1 Shkurt, 2024

schedule 10:52 - 1 Shkurt, 2024

Mësuesit francezë të indinjuar kanë dalë sot në grevë dhe do të marrin pjesë në demonstrata në të gjithë vendin për të paralajmëruar qeverinë për kushtet e tyre të punës, pagat dhe gjendjen e shkollimit publik.

“Shpresojmë që shumë mësues do të dalin në rrugë, sepse kemi duruar mjaftueshëm,” tha Benjamin Marol, një mësues histori-gjeografie në një shkollë të mesme në Montreux, në veri të Parisit.

Mobilizimi do të jetë “paralajmërim për qeverinë”, e cila po nuk po dëgjon paralajmërimet tonë për problemet në punë si edhe pagat e ulëta. Thirrja për një grevë u bë në dhjetor përpara emërimit në ministrinë e arsimit të Amelie Udea-Castera, e cila pasoi Gabriel Attal që u bë kryeministër.

Në Paris, në orën 14:00 do të nisë një demonstratë pas thirrjes së sindikatës kryesore të mësuesve. Demonstrata të tjera janë paralajmëruar në qytete të ndryshme, duke përfshirë Marsejë, Rennes dhe Nante.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!