Kaos në aeroportin gjerman, aktivistët bllokojnë pistat

schedule14:45 - 13 Korrik, 2023

schedule 14:45 - 13 Korrik, 2023

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin e Hamburgut, herët të enjten, pas bllokimit të një piste të aviacionit nga grupi i aktivistëve për ndryshimet klimatike “Last Generation”.

“Nuk mund të parashikohet ende se kur mund të rifillojnë operimet. Sipas informacioneve aktuale dhjetëra fluturime janë anuluar. Nuk përjashtohen anulimet dhe devijimet e mëtejshme”, thanë zyrtarët e aeroportit.

Anëtarët e grupit gjithashtu dëmtuan një rrethojë sigurie në aeroportin e Dusseldorfit, në perëndim të vendit dhe bllokuan një rrugë hyrëse në pistë.

Në një deklaratë, grupi i aktivistëve akuzoi qeverinë gjermane për mungesë të një strategjie për trajtimin e krizës klimatike dhe bëri thirrje për masa të menjëhershme për të ulur emetimet në sektorin e transportit. Sipas Komisionit Evropian, aviacioni është përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të emetimeve globale, shkruan Asociated Press.

Grupi “Last Generation” është i njohur për protestat e tij, të shoqëruara me bllokimin e rrugëve dhe aeroporteve, duke kërkuar veprime më të ashpra të qeverisë në reduktimin e emetimit të gazrave serrë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!