Aeroportet europiane janë përballur me një sulm kibernetik që preku sistemet e regjistrimit dhe të hipjes në bord, duke shkaktuar vonesa në fluturime.
Aeroporti i Brukselit tha se një sulm kibernetikshkaktoi problemet, pasi konfirmoi se 14 fluturime ishin anuluar dhe 17 fluturime patën vonesa prej më shumë se një ore.
Nderkohe organizata e sigurisë së aviacionit në Evropë, Eurocontrol, tha se operatorëve të linjave ajrore u ishte kërkuar të anulonin gjysmën e orareve të fluturimeve për në dhe nga aeroporti midis orës mes orës 4 të mëngjesit të shtunën dhe orës 02:00 të së hënës për shkak të problemeve.
Aeroporti i Berlinit është gjithashtu mes aeroporteve që u goditën nga sulmi dhe pati vonesa në fluturime. Ndërkohë Aeroporti i Frankfurtit, më i madhi i Gjermanisë, nuk u prek nga këro probleme.
Edhe aeroporti Heathroë i Londrës paralajmëroi për vonesat e shkaktuara nga ajo që e cilësoi si një problem teknik te një kompani e palës së tretë dhe u tha pasagjerëve të kontrollonin nëse ka vonesa me fluturimin e tyre para se të udhëtojnë për në aeroport.
Sulmi kishte në shënjestër kompaninë, Collins Aerospace, që ofron sisteme regjistrimi dhe të hipjes në avion për disa linja ajrore në të gjithë botën.
Me sistemet e automatizuara jashtë funksionit, stafi duhet të kryejë procedura manuale të regjistrimit dhe hipjes në avion, sipas Aeroportit të Brukselit.
Nuk dihet ende se kush qëndron pas këtij sulmi, por disa eksperte sigurie thonë se ky mund te jete nje sulm ransomëare, qe do te thotë se autoret mund te duan shpërblim per te zhbllokuar te dhënat. Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia qe sulmi te jete kryer nga organizata te krimit kibernetik qe sponsorizohen nga shtete te caktuara.
/abcnews.al/

