Kanye West pranon tradhëtinë ndaj Kim Kardashian, zbulohet romanca me artisten e njohur

schedule16:38 - 21 Shtator, 2021

schedule 16:38 - 21 Shtator, 2021

Pak kohë më parë, u përfol se Kanye West kishte tradhëtuar Kim Kardashian kur ajo solli në jetë dy fëmijët e tyre të parë. Shkak për këtë u bë teksti i këngës “Hurricane” pjesë e albumit të fundit të tij “Donda”. Burimet u shprehën se teksti ishte një farë rrëfimi për reperin për gjithçka që ai kishte bërë gabim.

Kanye gjithashtu dukej se pranoi se kishte tradhtuar gruan Kim Kardashian gjatë këngës së tij të fundit Hurricane

Mirëpo, së fundmi The Sun ka shkruar se reperi e ka tradhtuar Kim-in me aktoren dhe këngëtaren Christina Milian. Një burim tha për gazetën se babai i katër fëmijëve kishte pranuar gjatë një turneu se kishte pasur një romancë me Milian. “Ai po fliste duke folur për tradhëtinë ndaj Kim dhe pastaj papritmas njoftoi se ishte lidhur me Christina Milian.

Kanye West thuhet se "mburrej për seksin e mrekullueshëm" me Christina Milian

Kanye ishte krenar dhe tha se sa i mirë ishte seksi pas një nate jashtë në një klub.”, tha burimi duke vijuar më tej: “Askush nuk e di nëse Kim ishte në dijeni se ata u lidhën, por është e qartë se ata ishin afër për vite me radhë dhe punuan së bashku.” /abcnews.al